Berisha: Frikë dhe tmerr i klanit Rama nga faktet dhe dëshmia ime

Berisha: Frikë dhe tmerr i klanit Rama nga faktet dhe dëshmia ime

127
0
Shares

Frikë dhe tmerr i klanit Rama nga faktet dhe dëshmia ime. Ky ka qënë komenti i Berishës në lidhje me faktin që PS u tërhoq nga kërkesa për të thirrë Berishën në komisionin hetimor për TIMS.

“Pseudo-deputetët e partisë së krimit, pasi kishin kërkuar publikisht me datë 2 prill që të dëshmoja para Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, me datën 8 prill, në nje akt vetëposhtërimi publik, tërhoqën me urdhër të Ramës kërkesën. Kjo erdhi pasi Rama dhe Olsi u tmerruan kur mësuan se do paraqisja me dokumenta zyrtare nga TIMS dhjetra udhëtimet e Olsi Ramës me Genti Xhixhën, Ermal Hoxhën, Gentian Gjonajn me makinën e drogës me targë: AA653DM por dëshmia ime do të sillte dhe të dhena shkatarrimtare për 142 udhëtimet e Edi Ramës me “Ismailin” e tij dhe llojin e ngarkesave të transportuara në këto udhëtime. Të tmerruar nga Sali Berisha për krimet që kanë kryer. Drejtësia vonon, por nuk harron. Klani Rama me i rrezikshmi klan mafioz në Europë do marrë atë që meriton”, deklaroi Berisha në rrjete sociale. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY