Është bërë publike sot një tjetër aferë korruptive që lidh pronarin faktik të 5D Konstruksion Redi Molla me shefin e tij, pronarin faktik të Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, sikurse tha anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi.
Detajet:
Në vitin 2019, Redi Molla në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor të UKT, i jep tenderin me referencë REF-24634-05-30-2019, për matësat e ujit për subjektet private, kompanisë famoze ITS sh.p.k., në pronësi të prestanomes Klodian Zoto.
Vlera e këtij tenderi është plot 1 milionë euro.
Por përzgjedhja e kësaj kompanie, ka një arsye dhe motiv shumë më të fortë. Sipas dokumentave të dorëzuara nga ana jonë dhe hetimeve të deritanishme të SPAK, faktohet se:
Kompania ITS sh.p.k. ka zhdukur nga llogaritë e inceneratorit të Tiranës shumën 12 milionë euro pa asnjë faturë dhe shërbim të kryer.
E thënë më thjeshtë, ITS sh.p.k. është valixhja me të cilën pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, ka vjedhur dhe transferuar në llogari OFF SHORE më së paku 12 milionë euro.
E gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur, nëse Erion Veliaj nuk do të kishte bllokuar punën e Njësisë së Zbatimit të Projektit, që kishte një detyrë të vetme, të monitoronte lëvizjet e parave dhe investimin në landfillin e Sharrës.
Zv. Kryeministrja Belinda Balluku ja ka shkruajtur e zezë mbi të bardhë, në korrik të vitit 2023 drejtpërdrejtë Erion Veliajt, që ai dhe vetëm ai është shkaktari i bllokimit të NJZP-së dhe se do të mbante ai përgjegjësi për çdo dëm që po i shkaktohej palës shtet.
Këlliçi tha se kërkon nga SPAK të zgjerojë hetimet.
“Organizata kriminale 5D, e strehuar në Bashkinë e Tiranës, ka vepruar në dijeni të plotë të drejtuesit të saj Erion Veliaj dhe praktikisht si çdo strukturë kriminale e mirëorganizuar, i janë bindur urdhërave të drejtuesit, duke i siguruar atij vota dhe përfitime të majme financiare.
I bëj thirrje SPAK, të zgjerojë hetimet, ku të përfshihet dhe ky tender, detaje për të cilin do i’a përcjellim zyrtarisht z. Dumani. Cdo tender i firmosur nga Erion Veliaj dhe struktura e tij kriminale në bashki, është thjeshtë dhe vetëm një pazar korruptiv, ku përfitimi i kësaj organizate kriminale shkon deri më 100%”, dekëaron Këlliçi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/