Peshkim i paligjshëm në Shkodër. Kapet duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike, procedohet penalisht 37-vjeçari.
Në afërsi të vendit të quajtur “Syri i Sheganit” është kapur në flagrancë një shtetas duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike.
Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet që shërbenin për peshkimin e paligjshëm,një mjet lundrues dhe një automjet.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 37 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprën pënale “Peshkimi i ndaluar”. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/