Blegtorët po tronditin qeverinë, mbështeti importet nga Serbia. PD mbështet protestat

Blegtorët po tronditin qeverinë, mbështeti importet nga Serbia. PD mbështet protestat

126
0
Shares

Partia Demokratike mbështet protestën e drejtë të blegtorëve përmes një deklaratë për shtyp duke kërkuar nga qeveria të ndryshojë raportin e taksave dhe kompensimeve.

54 ngarkesa me qumësht kanë ardhur nga Serbia, Sllovakia dhe Hungaria me origjinë të dyshimtë në 3 muaj e fundit ndërsa blegtorët shqiptarë derdhin qumështin e tyre në rrugë.

Blegtorët kërkojnë që fitimet përgjatë zinxhirit ushqimor duhet të ribalancohen duke njohur çmimin e duhur për prodhimin.

Cilat janë arsyet kur kosto e prodhimit dyfishohet apo trefishohet ndërsa çmimi i ofruar nga kompanitë përpunuese ulet përvecse monopoleve të mbështetura nga qeveria shqiptare.

“Si mund të importohet qumësht nga vendet fqinje me 70 lek për litër ndërsa fermave të mesme vendase t’ia grumbullohet me 66 lek/liter dhe fermave të vogla me 58 lek/liter.

Kjo është politik antikomtare dhe çon në falimentimin e prodhuesve vendas dhe varësi nga produktet e importit.

Blegtoria shqipare është në buzë të greminës megjithatë qeveria vazhdon me të njëtën strategji të dështuar subvencionimi prej 10 vitesh.

Subvencionohet vetëm 10 mijë lekë për një lopë dhe 1200 lekë / dele dhe dhi , ndërsa Serbia subvencionon 365 euro / lopë dhe për çdo litër qumështi të dorëzuar merr edhe 0.16 cent, gjithashtu edhe Kosova disburson 180 euro/lopë.

Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të blegtorëve dhe do të bëjë gjithccka që të garantojë ringritjen e prodhimit vendas. Të gjitha kërkesat e drejta të fermereve janë tashmë pjesë e programit tonë per bujqësinë”, thuhet në deklaratën e PD. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY