Komisioni për TIMS, socialistët tërhiqen nga kërkesa për të thirrë Berishën

Komisioni për TIMS, socialistët tërhiqen nga kërkesa për të thirrë Berishën

214
0
Shares

Socialistët e komisionit hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS” duket se janë tërhequr nga thirrja e kreut të PD, Sali Berisha për të dëshmuar në komision.

Kreu i komisionit Ervin Salianji u përgjigj duke thënë se kishin qenë vetë socialistët ata që kishin rënë dakord për të thirrur Berishën, Bardhin dhe Bashën si dëshmitarë, ndërsa tani kanë ndryshuar mendje pas kritikave që mund kenë marrë.

“Mendoj se duhet të thërrasim edhe zotin Berisha si ish-kryeministër edhe zotin Lulzim Basha si ish-ministër i Brendshëm se ka të bëjë me funksionin pasi TIMS varet nga policia e shtetit. Ne do i qëndrojmë këtij hetimi pa zhurmë. Unë besoj se zoti Berisha është Romeo po aq sa ju jeni Zhulieta. Thatë diçka për komisionin, unë besoj se me PS nuk bëhet marrëveshje se nuk e mbajnë. Ju e keni të shkruar që thoni të vijë Berisha, Basha dhe Bardhi, unë iu them le të vijë. Unë kam pranuar propozimin tuaj dhe e kam shkruar. Ku e keni ju qëndrimin këtu, keni ndryshuar mendim se iu kanë tërhequr veshin”– tha Salianji.

Ndërsa më tej deputeti pati edhe një debat me Toni Gogun të cilin e akuzoi se kishte ardhur në komision vetëm për të bërë zhurmë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY