Në flakë makina e drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë, policia mbush komisariatin...

Në flakë makina e drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë, policia mbush komisariatin me të dyshuar

133
0
Shares

Një automjet u dogj gjatë natës në qytetin e Vlorës në lagjen “1 Maji”, njofton policia e Vlorës ndërsa u gjet se makina është në pronësi të drejtoreshës së Tatimeve të Vlorës, Anjeza Shiko.

Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të dyshuar lidhur me këtë ngjarje kurse makina mori flakë ndërsa ishte në garazh.

Hetimet e grupit hetimor pritet të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e zjarrvënësit.

Babai i pronares së makinës ka thënë për gazetarët se djegia mund të jetë kryer për shkak të detyrës së vajzës. Kamerat kanë kapur një person duke i vënë flakën.

Vërej që futet dikush nga hyrja e garazhdit, vjen te makina, i hedh benzinë, i maskuar. Me kapuç gri. Mbaroi punë, u kthye po andej nga hyri. Na njoftoi një komshi që tha konstatoj tym në garazhd. Vijmë këtu dhe e shohim. I hodhëm ujë, u njoftua zjarrfikësja dhe policia. Erdhën në kohë. Hasmëri nuk kemi, është vetëm për shkak të detyrës”, u shpreh i ati i drejtoreshës së Tatimeve Vlorë.

Nga zjarri në makinë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY