22 vjet burg për Vuksanin qeraxhi që vrau pronarin e shtëpisë

22 vjet burg për Vuksanin qeraxhi që vrau pronarin e shtëpisë

215
0
Shares

Gjykata e Shkodrës dënoi me 22 vite burg Lekë Vuksanin, autorin e vrasjes së Petrit Vuksanit, ngjarje e  ndodhur në maj të vitit të kaluar.

Krimi ndodhi në rrugën “Tom Kola” të Shkodrës ndërsa avokati mbrojtës ka kërkuar testin psikologjik për autorin e ngjarjes, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga gjyqtari i çështjes.

Viktima Petrit Vuksani e nxori nga shtëpia Lekë Vuksanin, pasi ky i fundit nuk kishte paguar qiranë, faturat e ujit dhe ato të energjisë elektrike.

Sherri për shlyrjen e detyrimeve kulmoi në 2 Maj, kur në mesditë, 34-vjeçari u ngjit në katin e dytë të pallatit dhe qëlloi me armë zjarri automatik drejt Petrit Vuksanit. Ky i fundit ishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer nga Anglia aty ku dhe jetonte prej vitesh.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY