Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës: Veliaj dinte gjithçka për vjedhjen e...

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës: Veliaj dinte gjithçka për vjedhjen e drejtorëve

166
0
Shares

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha sot se Erion Veliaj dinte gjithçka në lidhje me vjedhjen në bashki.

”Veliaj nuk është një banor i thjeshtë i Tiranës, por është qytetari i parë i saj. Ndaj, çdo gjë që ndodh në Tiranë, çdo vendim dhe veprimtari e stafeve dhe ekipit të tij ekzekutiv, nuk mund të jetë pa dijeninë apo përfshirjen e tij.

Dëgjuam se si Kryebashkiaku mundohej të kalonte përgjegjësinë sa andej-këndej.

Veliaj foli për përgjegjësi personale të çdo individi të përfshirë. Por çfare ndodh me miliona eurot që këta kane përfituar nga buxheti i bashkisë apo UKT? Ku gjenden paratë? A nuk është përgjegjësi e vetë kryebashkiakut menaxhimi financiar i bashkisë Tirane dhe i institucioneve e ndërmarrjeve të varësisë?

Veliaj u shpreh se një funksionar i lartë nuk mund të ketë dijeni për çdo gjë. Po e vërtetë, nuk mund të ketë. Por kjo nuk vlen për rastin konkret. Qe prej 1 viti, kandidati i opozitës për Tiranën Belind Këlliçi, dorëzoi kallëzimin penal për kompaninë ‘5D’, ndaj çdo justifikim për mosdijeni është tërësisht i pavend. Për me tepër, ka qenë vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili pas denoncimit në organet e prokurorisë, dilte në ekrane dhe kundërshtonte me force akuzën e ngritur, madje kërcënonte edhe për kallëzim për shpifje ndaj Këlliçit”, tha Teliti.

Teliti ka shpjeguar edhe disa nga përfitimet e Veliajt prej grupit të hajdutëve të dyshuar.

”Veliaj shprehet se këta drejtore nuk i kanë dhënë atij ndonjë përfitim personal, dhe bën sikur harron se ishin këta drejtore që përbënin shtabin e tij elektoral të zgjedhjeve të fundit vendore. Siç zhvatnin paranë publike vodhën edhe votat e tiranasve.

Veliaj përmendi edhe ‘grupin e zjarrit të 21 janarit’, ndërkohë që është qeveria e tij që gradoi dhe bëri koleg të Veliajt, pra kryetar bashkie, oficerin e ketij ‘grupi’, Agron Malanj. Për më tepër, është vëllai i Agron Malaj, Fatos Malaj, i cili në bashkëpunim me një tjetër drejtor të bashkisë Tiranë, Elvin Tivarin, kanë një ndër hotelet më luksoze në Dhërmi, ‘La Brise’.

Partia Demokratike i bën thirrje Kryetarit të Bashkisë Tiranë që të pranojë kërkesën e keshilltarëve opozitare për mbledhje urgjente të këshillit bashkiak, kërkesë të cilën dje mezi e dorëzuam në bashkinë e rrethuar nga policë e derë të mbyllura me zinxhirë.

Partia Demokratike i bën thirrje kryebashkiakut Veliaj që të japë dorëheqjen, pasi zullumi që ka mbuluar institucionin e bashkisë nuk mund të hiqet as me deklarata e as aludime ndaj ish bashkëpunëtorëve të tij, në bashki apo në qeveri.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të na bashkohen të enjten në protestë para Bashkisë”, përfundon Teliti. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY