Qëllohet me armë në Shkodër, çfarë ndodhi në lagjen ‘Skënderbeg’

Qëllohet me armë në Shkodër, çfarë ndodhi në lagjen ‘Skënderbeg’

468
0
Shares

Një person i përfshirë në konflikt qëlloi me armë në një lagje në Shkodër. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg”, midis shtetasve R. M. dhe E. Ç., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dyshohet në ajër, dhe më pas është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit E. Ç., dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij”, njoftoi policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

Shkodër/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, ku gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis shtetasve R. M. dhe M. Ç., ky i fundit dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë në kohë rekord kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin M. Ç. (dhe jo E. Ç. që dhamë në informacionin paraprak).

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të metejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY