Bardhi në Berat: Përçarje e rëndë në Partinë Socialiste, luftë kush duhet...

Bardhi në Berat: Përçarje e rëndë në Partinë Socialiste, luftë kush duhet të shkojë më parë në burg!

127
0
Shares

Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në takim me demokratët e Beratit, foli per një përçarje të fortë brenda Partisë Socialiste, e kjo sipas tij për shkak te pazareve dhe parave të korrupsionit. Ai tha se Erion Veliaj, simboli i vjedhjes dhe abuzimit, doli sot me mesazhe kërcënuese ndaj Edi Ramës dhe Drejtësisë.

“Ne kishim një konflikt se kush ishte zgjidhja më e mirë për PD-në. Nuk u zumë as për karrige, as për të ndarë influenca, as për të ndarë para, as për të vjedhur para, ndërsa këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush është më shumë hajdut, se kush duhet të shkojë më parë në burg apo se kush merr njeri tjetrin ngjitur tek qelia e atyre që kanë shkuar të parët.”

Gazment Bardhi, ishte i bindur se Partia Demokratike, do të mund të fitoje zgjedhjet e 2025.

“Kur them kemi vit të veshtir e them se kemi përballje me hajduterinë e ngritur në sistem dhe nga ana tjetër do duhet të krijojmë një alternativë bindëse, të ndershme dhe që shkon per qytetaret. Një alternativë jo thjesht që PD, te vije ne pushtet por e vetmja zgjidhje qe i ofrohet shqipërisë”

Gazment Bardhi u ndal gjatë tek Bashkia e Tiranës, ndërsa solli në vëmendje denoncimet për ndërtime pa leje në qendër të kryeqytetit nga disa biznesmenë. Sot tha Bardhi, përkundrejt zotimeve të Kryeminsitrit Rama dhe Veliajt, jo vetëm nuk i ka çuar në burg, siç mund të kishte shkuar një qytetarë i thjeshtë për vendosjen e një tjergulle, por ju ka falur plot 2 miolion euro taksa, dhe ju ka legalizuar ndërtimet.e.d

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY