Mësohet identiteti i shqiptarit që ekstradohet të premten nga Italia në Shqipëri. Ai është Gjovalin Lesi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e dy personave më vitin 1998.
Gjykata e Mirditës e dënoi me burgim të përjetshëm, për vrasjen e kunatit dhe motrës së tij për motive të dobëta.
Lesi ia doli të largohej nga Shqipëria në vitin 2003 duke përdorur identitetin e vëllait të tij të sëmurë. Qe prej atij viti ai punon në Itali pa u shqetësuar. a.b





