Mbi 6000 meshkuj në Kosovë bëjnë seks edhe me meshkuj

Mbi 6000 meshkuj në Kosovë bëjnë seks edhe me meshkuj

129
0
Shares

MSM janë meshkujt të cilët bëjnë seks edhe me meshkuj, pa marrë parasysh orientimin e tyre seksual. Ky komunitet në Kosovë, që përbëhet nga 6814 persona, privohet nga e drejta bazike jetësore – marrja e trajtimit shëndetësor. Ata refuzohen në secilën derë të institucioneve shëndetësore, jo vetëm të përjashtuar por edhe të trajtuar me agresivitet nga shoqëria kosovare.

Në vitin 2010 vetëm 17 për qind e infeksioneve të reja me HIV në regjion kanë ndodhur në moshat 15-24 vjeç dhe mbi gjysma e këtyre infeksioneve në Serbi, Maqedoni, Kroaci, Bosnjë, Hungari, Slloveni e Sllovaki janë pikërisht nga komuniteti MSM.

Lendi është gati për t’u bërë 20-vjeçar. Në dokumente figuron si Lendita. Ky emër, sipas ndërtimit shoqëror, nuk i shkon për shtat konstruktit trupor të tij, i cili nuk dëshiron ta ushtrojë seksin me të cilin është lindur, shkruan Zëri.

Lendi është transgjinor dhe ajo se si të tjerët e perceptojnë, gjinia e tij, është mashkull. Ai vetë dëshiron të jetë i tillë sado që kjo mund t’i paraqesë probleme.

“Nuk jam i sigurt për operimin komplet në Kosovë. Me hek gjoksin e di që ka operim në Kosovë, ndërsa për ndryshimin e seksit, organit në këtë rast, nuk jam i sigurt. Unë e kam një mundësi të tillë në Gjermani, sepse kam lind atje, ndërsa në Beograd operimi ishte bo pa pare nëse do të kisha nënshtetësinë e Serbisë”, tregon Lendi.

Lendin, pak i shkurtër me trup, e takoj teksa dëgjon Halsey – Ghost, një prej këngëve që ai preferon këto ditë.

Ai ka nisur seancat tek psikologu, ndërsa planifikon që brenda pesë vjetëve të jetë një mashkull, që ka lindur si femër. Fillimisht ka menduar se është lesbike, por ka zbuluar se njerëzit që e ndërrojnë seksin e tyre quhen ndryshe.

Një transgjinor është një individ që ka një identitet gjinor dhe shprehje gjinore që dallon prej seksit fiks të lindur.

Megjithatë, trancizioni i Lendit është rrugë me dy tehe.

Nëse psikikisht ai është çliruar me faktin se ka gjetur njerëz që në shoqërinë kosovare e përkrahin për t’u kthyer nga Lendita në Lendi, shuplaka shpesh i ka ardhur nga shërbimet shëndetësore që Lendi i ka marrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY