Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

41 milionë euro pasuri të sekuestruara nga SPAK në 2023. Dumani tregon pikat e forta dhe të dobëta të Prokurorisë së Posaçme

04/04/2024
41 milionë euro pasuri të sekuestruara nga SPAK në 2023. Dumani tregon pikat e forta dhe të dobëta të Prokurorisë së Posaçme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vlera e pasurive të konfiskuara e sekustruara shkon në total prej 41 milionë euro, nga të cilat 54 % të sekuestruara, pjesa tjetër të konfiskuara, deklaroi sot kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në KLP.

221 procedime penale janë për korrupsion. 67 procedime janë nisur kryesisht nga SPAK, 139% më shumë se viti paraardhës.

Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 299 procedime të reja. Janë 8 procedime penale me 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë, ish ministrra, ish-kryeministra, ish kryebashkiakë, apo ish-sekretarë të përgjithshëm, tha ndër të tjera Altin Dumani.

Dumani tha se ka nevojë për rritjen e numrit të këshilltarëve ligjorë. Ndërkaq 1/3 e anëtarëve të BKH janë të zënë me përgjime dhe jo me hetime në terren.

Dumani tha se problem është fakti se institucione të kontrollit apo auditit në institucione lokale apo qendrore nuk sjellin padi në SPAK.

Dobësitë:

Dumani tbeksoi disa nga problemet që janë hasur në SPAK:

Së pari: Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor lidhur me statusin ligjor të prokurorëve të posaçëm pas mbarimit të mandatit.

Altin Dumani: Mospërcaktimi ndikon në vijmësinë e ruajtes së standardeve të hetimit. Cenohet dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndëisshme. Janë ngritur në detyrë 17 prokurorë, 85% e numrit total.

Së dyti: Mungesa e këshilltarëve ligjorë. Referuar kompleksitetit të çështjeve ligjore. Ngarkesë e shtuar pune

Altin Dumani: Vazhdon të ngelet problematikë ngarkesa e shtuar, sidomos ngrarkesë që shtohet duke marrë parasysh se drejtuesit të SPAK i bie barra të përfaqësojë komisionerin publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelit. Është një detyrë e re, ka 30 ankimime të komisionerëve publik që duhet të ndiqen nga drejtiesi i SPAK. Parashikohet që ai duhet të ndjekë 150 seanca gjyqësore, në periudhën 2025-2026. Është problematikë që e adresoj pranë KLP pasi parashikon rritje të volumit të punës, në një kohë që numri i burimeve njerëzore është i njëjtë.

Së treti: Mungesa e referimeve nga institucionet publike.

Altin Dumani: Ka pasur rënie me 40% në 2023, përjashtuar Policinë e Shtetit që ka pasur rolin e saj në referimin e veprave penale të ndryshme. Nuk referojnë në Prokurorinë e Posaçme vepra me natyrë korruptive. SPAK i vetëm nuk mund të adresojë dhe përballojë luftën kundër korrupsionit apo veprave të tjera penale që kryhen nga subjekte që mbajnë funksion shtetëorr. Duhet forcuar bashkëpunimi. Ne si strukturë, BKH apo Prokuroria jemi shumë të hapur me çdo institucion.

Së katërti: Mungesë hetuesisht te BKH

Altin Dumani: E nevojshme shtimi i numrit të hetuesve te Byroja Kombëtare e Hetimit me qëllim adresimin e çështjeve që ne kemi. S’kemi njerëz që t’u delegojmë procedimet penale që kemi në hetim. 1/3 e hetuesve janë të angazhuar te Qendra e Përgjimeve, por që të kryhen veprime konkrete hetimore, nga 60 bien shumë. Na duhen propozime konkrete për rritjen e numrit si nevojë imediate.

Së pesti:,Numri i procedimeve të mbartura

Altin Dumani: Vjen si pasojë e mungesës së burimeve njerëzore.

Së gjashti: Statusi i specialistit që trajtohet si nëpunës civil.

Altin Dumani: Ne kemi siç e dini, një sektor për bashkëpunim ndërkombëtar, drejtues është një prokuror dhe aktualisht kemi dy specialistë. Prej statusit nuk na lejohet t’i përfshijmë në veprimet hetimore, sidomos kur vjen puna te ekzekutimi i letërporosive. Nuk i angazhojmë dot dhe detyrohemi që të marrim hetues të BKH ose të kërkojmë ndihmën e Policisë.

Së shtati: Mungesa e kompetencës për shqyrtimin e kërkesave nga shtete të huaja.

Altin Dumani: Kompetencën për të njohur një veprim penal e kanë prokuroritë rajonale, varësisht nga vendi i lindjes së një personi ndaj të cilit rëndon vepra penale.

Së teti: Mos ekstradimi i shtetasve shqiptarë të lokalizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.