Reforma, Rama ofron vështirësi dhe beteja për 7 ligjet

Reforma, Rama ofron vështirësi dhe beteja për 7 ligjet

65
0
Shares

“Rruga e reformës do jetë e vështirë. Çdo hap do jetë një betejë, do heqim akoma me 7 ligjet”.
Kështu e sheh të ardhmen kryemsitir Edi Rama, të rrugës për miratimin e 7 ligjeve.
Këtë konkluzion ai e shprehu në pritjen e organizuar nga Fatmir Xhafaj në Pallatin e Brigadave, me aktorët e përfshirë në procesin e reformës në drejtësi.
“Modestish besoj se këtu ka fituar Shqipëria. Dua të ndaj me të gjithë një bindje që rruga e kësaj reforme kaq radikale nuk është më e lehtë tani që kaloi reforma kushtetuese, por do të jetë e vështirë çdo hap, qoftë me 7 ligje urgjente që kanë radhën tani, qoftë me fillimin e zbatimit të tyre dhe me dhjetëra ligje të tjera. Çdo hap do të jetë një betejë. Reformë pa betejë nuk ka dhe një reformë si kjo nuk mund të imagjinohej ndryshe nga ç’hoqëm dhe çdo heqim akoma”, deklaroi Rama.
Kryeministri e cilësoi angazhimin e SHBA dhe BE në këtë proces, si rolin e një ëngjëlli mbrojtës për reformën.
“As ekspertët e nivelit të lartë dhe as të Venecias nuk do ia kishin dalë nëse SHBA dhe BE nuk do të kishin bërë si asnjëherë më parë në 25 vite mbështetje për Shqipërinë, nuk do kishin bërë engjëllin mbrojtës së reformës përballë dallgëve mbytëse të të korruptuarve të drejtësisë”, deklaroi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY