Komisioni hetimor për shëndetësinë, mazhoranca përpjekje për ta vënë nën kontroll. Debati

Komisioni hetimor për shëndetësinë, mazhoranca përpjekje për ta vënë nën kontroll. Debati

99
0
Shares

Mazhoranca ka bërë sot përpjekjen e parë për ta bënë nën kontroll Komisionin Hetimor për Shërbimet në Shëndetësi.

Nënkryetari socialist i komisionit Plarent Ndreca (i PS), kërkoi që bazuar në ligj, sipas tij, anëtarët dhe kryetarja duhet ta informojnë për gjithçka sekretarin e komisionit, Klevis Xhoxhi, një deputet socialist zgjedhur si i tillë më 25 mars.

DEBATI

Plarent Ndreca: Është mirë të nisim në harmoni. Sekretari, bazuar në ligj, është ai që drejton nga pikëpamja administrative gjithë proceset. Mesa më ka informuar, ai duhet informuar për gjithçka, madje dhe kryetarja sepse është përgjegjës.

Albana Vokshi: Si e thoka ligji? Unë të informoj sekretarin?! Po ça po bëni, e kuptoni ça po bëni? Kujtoni se do e monopolizoni drejtimin e këtij komisioni?

Plarent Ndreca: Pse ma ndërprisni fjalën?

Albana Vokshi: Po thoni një nonsense. S’është kështu ligji. Përndryshe, të ikë kryetari, hajde të ikim të gjithë ne. Të rrijë vetëm sekretari se ai i bën të gjitha.

Plarent Ndreca: Nëse doni ta lexoni ligjin, bëjeni…

Albana Vokshi: E kam lexuar, e kam studiuar. S’ka nevojë të ma thoni ligjin, do zbatohet pikë më pikë. Ai nuk kontrollon, dhe lini shantazhet. Asnjë shantazh ndaj stafit, të harroni presionin ndaj stafit. Çfarë flitet vendoset këtu, miratohet këtu.

Plarent Ndreca: Kujt po ia thua këtë? Po ma shpjegon mua?!

Albana Vokshi: Po ta shpjegoj, sepse po dezinformoni stafin, harrojeni ta bëni prapë këtë. E dyta, po dezinformoni publikun. Janë deputetët e këtij komisioni që vendosin. Nuk do e pengoni, harrojeni! Sekretari mos ta bëjë më atë që ka bërë!

Plarent Ndreca: Nuk të merr leje ty se ça bën!

Albana Vokshi: Do më marrë patjetër…

Plarent Ndreca: Sekretari sipas ligjit, jo sipas dëshirave tona, është ai që menaxhon pjesën administrative. Për çdo vendimmarje është përgjegjës për t’i çuar aty ku duhet. I komunikohet çdo vendimmarrje.

Albana Vokshi: Ai është thjesht sekretar, jo “super sekretar”.

Plarent Ndreca: Super-in ja vure ti. Ne do bëjmë atë që thotë ligji.

Pas debatit mes tyre, edhe Petrit Vasili u shpreh se sekretari është produkt i komisionit dhe 15 anëtarët s’mund të jenë në varësi të tij.

“E lëmë mbledhjen këtu dhe u themi njerëzve, këta s’duan komision. 15 anëtarët nuk kanë vlerë, se ka ardhur sekretari. Ai i cili nuk e njeh seancën plenare sepse është produkt i komisionit. Këtu do prodhohet raporti, ishalla me një konsensus, nuk do e miratojë sekretari apo gjetjet e tij. S’jemi komisioni i Sekretarit, këto broçkulla mos na i thoni! Ai është në dy komisione hetimore, do rrimë ne në varësi, ka kohë, s’ka kohë…Këto janë komedira mor burrë, kushdo që i bën shërbim këtyre. Është çështje vullneti”, tha Vasili. a.bç

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY