Berisha për 2 prillin: Këtë vit, për herë të parë nga ajo...

Berisha për 2 prillin: Këtë vit, për herë të parë nga ajo datë, i nderojmë me kokën e ulur

134
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se ‘2 Prilli’ është kushtrim për të rrëzuar këtë regjim dhe për të ecur drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike. Berisha foli përmes një videomesazhi në ceremoninë e përkujtimot të 2 prillit në Shkodër.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Sot, pas 33 vitesh, ne nderojmë dhe do nderojmë përjetë veprën e martirëve të 2 prillit.
Por duhet të jemi realistë, ne këtë vit, për herë të parë nga ajo datë, i nderojmë me kokën e ulur.
Sepse përsëri në maj të vitit që shkoi, pasardhësit e bllokmenëve hoxhistë, Edi Rama dhe suita e tij i rrëmbyen Shkodrës votën dhe fitoren.
Por kësaj radhe nuk ishin falangat e Sigurimit të Shtetit, por ishin falangat e krimit më të egër, më të urryer të Shkodrës dhe Shqipërisë.
Edi Rama, siç përdori Ramiz Alia policinë politike në vitin 1991, përdori famëzinjtë Bajrat, Gjokat dhe vrasës të tjerë serialë për të mposhtur dhe dhunuar vullnetin e qytetarëve të Shkodrës, që nuk i mposhti kurrë asnjë diktaturë, asnjë pushtim.
Në këtë kontekst, ne jemi pafundësisht të detyruar ndaj idealeve dhe sakrificave të martirëve të 2 prillit.
Të dashur miq, sot Edi Rama ka në duart e tij të zeza pushtet të paktën 10 përqind më shumë se ç’kishte Ramiz Alia në vitin 1991.
Ai sot kontrollon të gjitha pushtetet.
Edi Rama nuk ka një polici sekrete siç kishte Ramiz Alia, por ka një aleancë të tmerrshme me krimin e organizuar në Shkodër dhe mbarë vendin, me të cilën tmerron qytetarët e lirë dhe i kontrollon ata.
Edi Rama, njësoj si Ramiz Alia, bën përpjekje të mëdha për të zhdukur opozitën.
Edi Rama është sot përfaqësues i një regjimi që ka boshatisur Shqipërinë më shumë se çdo regjim tjetër në tërë historinë e saj.
Që ka boshatisur Shkodrën më shumë se çdo regjim tjetër në tërë hsitorinë e saj.
Ndaj dhe kjo ditë e sakrificës sublime, e martirizimit të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmir Kryeziut dhe Besmir Cekës, është ditë kushtrimi, është ditë thirrje për çdo demokrate dhe demokrat, për të garantuar votën e lirë të shqiptarëve, për të rrëzuar këtë regjim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY