Porosia e Berishës për ndërkombëtarët: Te çdo qeveritar shqiptar është një hajdut....

Porosia e Berishës për ndërkombëtarët: Te çdo qeveritar shqiptar është një hajdut. Kujdes prej tyre në çdo takim

90
0
Shares

Kreu i P, Sali Berisha tja sot se të zotohemi ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO do të kthejmë përsëri vendin në rrugën e demokracisë. Ai këshilloi ndërkombëtarët të kishin kujdes ndaj qeveritarëve shqiptarë pasi tek secili është një hajdut.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Miqtë e mi, mrekullia e 15 viteve më parë, anëtarësimi në NATO na fton ne të rivendosim parimet e lirisë në Shqipëri, për të qenë anëtar i denjë i aleancës së Atlantikut të Veriut.
Na fton ne të rikthejmë votën e lirë.
Na fton ne të përmbysim narkoshtetin.
Na fton ne të përmbysim këtë qeveri trafiqesh, krimi, vjedhje, droge.
Të rikthejmë votën e lirë të shqiptarëve.
Të shpëtojmë ushtrinë tonë nga kthetrat e tmerrshme të korrupsionit të këtij regjimi.
U bëj thirrje të gjithë vendeve anëtare të NATO-s, të mos harrojnë se te çdo qeveritar shqiptar është një hajdut, është një vagabond, është një zyrtar i lidhur me krimin.
Ndaj dhe të kenë kujdes prej tyre në çdo takim, në çdo mbledhje, në çdo gjë.
Edhe njëherë, gëzuar këtë ditë të madhe.
Le të zotohemi ne, që anëtarësuam Shqipërinë në NATO se do të kthejmë përsëri vendin në rrugën e demokracisë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY