Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar pasuritë e Gëzim Çelës kapur në Kosovë dhe esktraduar në Shqipëri para pak ditësh.
SPAK ka vendosur masën provizore të sekuestros të pasurive në ngarkim të Miranda Thardori ish gruaja e Gëzim Çelës.
LISTA
1. Pasurisë së llojit “Njësi Tregëtare”, me sipërfaqe 237 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 321 120 Euro (sipas kontratës së porosisë së datës 18.02.2008);
2. Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 74 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 42 200 Euro;
3. Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 77, 2 m2 në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 40 000Euro;
4. Automjetit BMW X3 3.0D, në pronësi të shtetasit N.Ç.;
5. Automjetit furgon i markës Mercedes Benz, Tipi 639, Modeli Vito 109 CDI, në pronësi të subjektit N.Ç.;
6. Shuma monetare në total prej 4 576 585 Lekë, në llogaritë bankare të shtetasit N.Ç;
7. Shuma monetare në total prej 57 219 Euro, përkatësisht në llogarinë bankare të shtetasit N.Ç. dhe e sekuestruar CASH shtetasit G.Ç;
8. Subjektin “X…….” sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin G.Gj, të gjitha asetet e tij, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe pasuritë e luajtshme, automjetet si më poshtë vijon:
· Volkswagen Golf, prodhim i vitit 2015;
· B.M.W., prodhim i vitit 2011;
· Volkswagen, prodhim i vitit 2006;
· Audi, prodhim i vitit 2007;
· B.M.W., prodhim i vitit 2004;
· Fiat “Doblo”, prodhim i vitit 2014;
· Mercedez Benz, prodhim i vitit 2010;
· Daimler Chrysler, prodhim i vitit 2007;
· Volkswagen Golf, prodhim vitit 2009;
· Volkswagen Golf Tdi, prodhim i vitit 2016 r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/