Mësohet emri i viktimës 18 vjeç që u qëllua këtë mbrëmje me thikë në Shkozë të Tiranës. Ai është Aurelio Dervishi i cili u përfshi në një konflikt fizik me disa persona të tjerë te rrethi i Shkozës.
Dervishi ishte pasagjer një një makinë. Pasi janë ndaluar 3 persona nga makina tjetër dyshohet se sulmuan. Njëri prej tyre qëlloi me thikë në gjoks të riun. Ai humbi rrugës për në spital.
Autori i ngjarjes dhe një tjetër është identifikuar, ndërsa janë larguar me makinë drejt unazës lindore.
”Rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital”, njoftoi policia e Tiranës.
m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/