Berisha: A do rrimë ne të numërojmë vjedhjet e këtyre? ‘Pronari’ i...

Berisha: A do rrimë ne të numërojmë vjedhjet e këtyre? ‘Pronari’ i hotelit me 5 yje të drejtorit kishte vetëm një punëtor me sigurime, administratorin

100
0
Shares

A do rrimë ne të numërojmë vjedhjet e këtyre? Jo more kurrë, duhet të ngrihemi dhe të përballemi, nuk ka rrugë tjetër, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha gjatë protestës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ A e patë ju, një i quajtur Redi Molla me një hotel me 5 yje nga më gjigantët në Shqipëri, një njeri që kishte gjithsej në ndërmarrjen e tij veç një punëtor, edhe punëtor edhe menaxher me një rrogë 300 mijë lek.

Hoteli minimumi 15-20 mln euro.
Po si mundet një inxhinjere në regjistrimet e Skapit i thotë shoqes se nuk është i Redit, por është i Erjonit dhe i atij drogmenit, trafikantit Qato.
A e dinë qytetarët e Tiranës se drejtori i ujësjellësit të Tiranës, fiton tenderin për të furnizuar me ujë bashkinë e Tiranës.
Si mund të durojmë me një gjë të tillë; në sulm, në sulm. Nuk durohet kjo kurrë.
Nuk kam fakte, por për hotelin e Durrësit thuhet se është ortak edhe vetë Rama. Nuk kam fakte, por që të ndërtohet një hotel me 5 yje, gjigant, nga një njeri që ka vetëm një punëtor dhe paguan 300 mijë lekë, kjo mbi këtë tokë nuk mund të ndodhë kurrë.
E njëjta gjë, Tivari në Dhërmi një nga hotelet më të mëdha me Agron Malaj, kryetarin e Bashkisë Mat.
Tivari i ka dhënë vëllait të Agronit, tendera nga ujësjellësi i Tiranës, dhjetëra milionë euro. Të gjitha të vjedhura të shkuara në Dhërmi, ndërtim hotelesh.
Çfarë do të rrimë ne, të presim ne të vazhdojmë të numërojmë vjedhjet e tyre.
Jo more kurrë, duhet të ngrihemi 1 minutë e më parë dhe të përballemi, nuk ka rrugë tjetër. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY