Tensioni në Himarë për emërimin e kryetares, Rama përfshihet nga larg në...

Tensioni në Himarë për emërimin e kryetares, Rama përfshihet nga larg në sherrin që krijoi vetë

183
0
Shares

U emërua sot nga këshilli bashkiak në krye të bashkisë së Himarës, nënkryetarja e kësaj bashkie nën drejtimim e Jorgo Gorës, Blerina Bala.

Ajo u zgjodh 15 vota pro nga 21 anëtarët e këshillit bashkiak të Himarës, për të marrë drejtimin e përkohshëm të bashkisë deri në zgjedhje të reja ndërsa dy kryetarët, ai i zgjedhuri Fredi Beleri dhe ai që ishte në detyrë, Jorgo Goro janë në burg.

Blerina Bala mori votat e 9 këshilltarëve PS-së, 1 të këshilltarit të grupit të Lulzim Bashës, 1 të këshilltarit të Rithemelimit, 1 të Partisë së Lirisë të Ilir Metës, 1 të PSD-së, 1 të Partisë Mega dhe 1 të LZHK-së.

Votimi në këshill u krye nën tension ku banorë të Himatës u futën në ambientet e sallës dhe nuk lejuan as Prefektin Vangjel Tavo, të merret pjesë në mbledhje. U desh ndërhyrja e policisë që mbledhja të vijonte.

Në lidhje me votimin në këshill ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.

Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës”, deklaroi Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY