Parlamenti votoi në shkelje të ligjit, rikthehen 5 ligje që mazhoranca i...

Parlamenti votoi në shkelje të ligjit, rikthehen 5 ligje që mazhoranca i kaloi me arrogancë me 68 deputetë

104
0
Shares

Sekretariati i Kuvendit shpalli sot të paligjshëm votimin e Kuvendit më 7 mars 2024, duke shënuar kështu për herë të parë konstatimin e veprimeve të paligjshne të Parlamentit.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka vendosur të pranojë kërkesën e grupit të PD-së duke anuluar votimin e 7 Marsit dhe në këtë mënyrë 5 projekligje do të votohen në një seancë tjetër plenare.

Mes projektligjeve që u votuan në seancën e 7 Marsit ka qenë edhe “projektligji për disa ndryshime në ligjin nr.55/2015 për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë të ndryshuar”, që do të hidhet sërish në votim.

Seanca e 7 Marsit u drejtua nga Ermonela Felaj ndërsa pas seancës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se nuk kishte kuorum.

“Deklarohet që janë prezentë 68 deputetë dhe kjo nuk e ndal vrullin e drejtueses së seancës për të miratuar ligjin për investime strategjike”, tha Bardhi atë ditë.

Më 7 mars u votua zgjatja me 1 vit e afatit të ligjit për investimet strategjike, projektligji për “Për burimet ujore”, ndryshimet në ligjin “Për Turizmin”, projektligji për Mbrojtjen e Konkurrencës si dhe disa ndryshime në ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY