Berisha: Edhe teatrin e kukullave e ka marrë korrupsioni. Sot Tirana është...

Berisha: Edhe teatrin e kukullave e ka marrë korrupsioni. Sot Tirana është qytet pa institucione kulturore

80
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se efhe teatrin e kukullave e ka marrë korrupsioni. Sot Tirana është qytet pa institucione kulturore.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Të dashur miq, ishte diktaturë, në kohën më të zezë, por prapë Tirana kishte një teatër kukullash, një teatër për fëmijë.
Dhe fëmijët prisnin të shtunën dhe të dielën të ndiqnin aty shfaqjen.
Edhe teatrin e kukullave e ka marrë korrupsioni.
Sot pra Tirana është qytet pa institucione kulturore.
Është qytet i zhveshur nga qendrat e mëdha që rrezatonin dritë dhe kulturë.
Çfarë ndodh me shqiptarët?
Kjo është një fushë, por është një fushë shumë sensitive, është një fushë shumë e rëndësishme, nga më të rëndësishmet.
Prodhoheshin filma, artistët tanë grupoheshin, bashkoheshin në skenarë filmash, interpretonin, dëshmonin talentin e tyre.
Sot nuk ka më një film të këtyre njerëzve të talentuar sepse gjithçka është zëvendësuar me zhgarravinat e një hajduti të shpifur, e një hajduti të neveritshëm, që me Ismailin e tij qarkon zhgarravinat, të cilat me shumë të drejtë kritikët i artit i vlerësuan si krijesa të adoleshentit të droguar. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY