Bardhi, takim me Santos: Mazhoranca ka bllokuar reformën zgjedhore

Bardhi, takim me Santos: Mazhoranca ka bllokuar reformën zgjedhore

87
0
Shares

“Shqipëria duhet të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm“. Ky ishte lajtmotivi i takimit të n/kryetarit të PD, Gazment Bardhi me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos. Mazhoranca ka bllokuar Reformën Zgjedhore, theksoi Bardhi gjatë bisedës.

Bardhi e ka informuar eurodeputeten për zhvillimet në Kuvend, ecurinë e reformave dhe problematikat që ka Shqipëria në rrugëtimin europian.

“Znj. Isabel Santos, raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, e informova për përpjekjet e opozitës që Shqipëria të ketë një Parlament funksional, që respekton të drejtat kushtetuese të opozitës, lejon kontrollin efektiv ndaj Qeverisë, dhe që punon në interes të qytetarëve. Moszbatimi nga Kuvendi i vendimeve të Gjykatës Kushtetutese është minim i parimeve të shtetit ligjor dhe akti më brutal antikushtetuese i ndodhur në 33 vite. Mazhoranca duhet të heq dorë nga tentativa për të kontrolluar institucionet e drejtësisë dhe nga çdo përpjekje për të kontrolluar politikisht drejtësinë. Gjithashtu, e informova për bllokimin 2 vjeçar të Reformës Zgjedhore nga mazhoranca dhe nevojën që ka Shqipëria, si vend kandidat për anëtar të BE, që të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm. E sigurova se për opozitën përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, garancitë për barazi në zgjedhje, dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, janë një prioritet jo vetëm i shpallur, por pikënisja e një reforme kuptimplotë zgjedhore, që duhet përmbyllur sa më parë në kohë.“ – shkruan Bardhi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY