Berisha: E shoqja e Arben Ahmetajt u mor e pandehur për pllakat...

Berisha: E shoqja e Arben Ahmetajt u mor e pandehur për pllakat e banjos, Rama dhe Veliaj që zhdukën 130 milionë euro në liri

127
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sonte se ndërsa e shoqja e Arben Ahmetajt u mor e pandehur si hakmarrje nga Damani dhe kriminelët e tjerë në SPAK, Rama dhe Veliaj që zhdukën 130 milionë euro janë të lirë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Dje kanë marrë të pandehur, të shoqen e Arben Ahmetajt si hakmarrje për akuzat që lëshoi mbi Edi Ramën.
Me pretekstin se Mirel Mërtiri, apo nuk mbaj mend cili prej tyre, i paska paguar pllakat e kuzhinës dhe të banjos.
A ka përqeshje më të madhe se kjo or miq?
Në një kohë kur 130 milionë euro janë zhdukur pa nam dhe nishan.
Dhe Damani me kriminelët e tjerë në SPAK, nuk guxon të marrë të pandehur Erion Veliajn që ka firmosur kontratën, ka firmosur ndryshimin e trajtimit të mbetjeve, ka firmosur se do raportojë çdo muaj për çdo situacion pune.
Dhe në betimin e tij, në firmën e tij, janë zhdukur 130 milionë euro të djegësit të Tiranës.
Janë zhdukur në konton bankare të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të cilët dhanë bonusin 8 pikë, një sipërmarrje që ekzistonte vetëm në kokën e tyre.
Por këta i mbron Dumani, i mbron Kraja, i mbrojnë këta kriminelë që nuk i ka pasur Shqipëria ndonjëherë.
Dhe mendojnë se do mashtrojnë ju, do mashtrojnë shqiptarët duke arrestuar Gorot dhe goro të tjerë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY