SPAK komunikon akuzat për Ahmetajn, Mertirin dhe Zoton

SPAK komunikon akuzat për Ahmetajn, Mertirin dhe Zoton

109
0
Shares

SPAK lajmëroi se ka përfunduar hetimet për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj dhe dy pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Avokatët u njohën me akuzat për dosjen, e cila rrjedh nga hetimi për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që të tre janë larguar nga Shqipëria me daljen e urdhër arrestit për ta.

Ndaj Ahmetajt rëndon akuza e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, teksa ndaj Mërtirit dhe Zotos, ajo e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Për të njëjtën dosje pritet që SPAK të marrë si të pandehur edhe persona të tjerë, teksa ka ndarë hetimet në një procedim tjetër. Ahmetaj u shpall në kërkim në Korrik të një viti më parë pas një hetimi të nisur në Shkurt të të njëjtit vit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY