Lindita Nikolla, përgjigje cinike Gaz Bardhit për mandatin e Olta Xhaçkës

Lindita Nikolla, përgjigje cinike Gaz Bardhit për mandatin e Olta Xhaçkës

345
0
Shares

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka kthyer përgjigje Gazmend Bardhit si Kryetar i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Në letër nuk fshihet cinizmi i kryetares teksa e lajmëron Bardhin se çështja po shqyrtohet fillimisht në Këshillin e Legjislacionit e më pas ky ia dërgon komisioniit të mandateve ndërkohë që Kushtetuesja ka nxjerrë vendimin në janar të vitit 2023

Letra e Nikollës:

Ne pèrgjigje te shkresës suaj, me ane të së ciles kerkohet thirrja e mbledhjes se Konferences se Kryetarëve me rend dite: “Perfshirjen per shgyrtim ne seancen me te afert plenare te zbatimit te vendimit nr. 1/2023 te Gjykates Kushtetuese, duke urdhëruar dergimin e çështjes se mandatit te deputetes Olta Xhaçka per shqyrtim ne Giykaten Kushtetuese”, ju bej me dije se:
Këshilli për Legjislacionin, ne zbatim te nenit 14 te Rregullores së Kuvendit, ka marre ne shqyrtim vendimet nr. 1 dhe nr. 2, date 23. 1.2023, te Gjykates Kushtetuese lidhur me çështjen e deputetes Olta Xhacka.

Këshilli për Legislacionin ne perfundim te diskutimeve per shyrtimin e vendimeve te Gjykates Kushtetuese, ne raportin e tij ai ia adreson çështjen per shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Ne baze te nenit 13 te Rregullores se Kuvendit, si dhe te raportit te Keshillit per Legjislacionin, Këshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do ta marre ne shqyrtim raportin dhe ne baze te pikes 7 te këtij neni, pas perfundimit te diskutimeve, Keshilli i paraget Kryetarit raportin, i cili permban te gjitha gendrimet per cështjen. Raporti i pèrcillet seances plenare brenda dy javève nga perfundimi i shqyrtimit te cèshtjes.

Sa me lart, në respektim te Rregullores se Kuvendit, kerkesa ge ju parashtroni është objekt i organeve te tjera te Kuvendit dhe jo i Konferences se Kryetarëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY