Është publikuar sot një kontratë rreth 1 milionë euro mes inceneratorëve dhe një kompanie udhëtimesh e cila tregon se si janë përdorur paratë e inceneratorit të Tiranës, ndërkohë që incenerator nuk ka.
Kontrata u publikua nga anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi.
“Agjencia Turistike ‘ONE EXPLORER’, në pronësi të shtetasit Juventin Cere, i cili rezulton të jetë arrestuar më parë për mashtrim, ka përfituar miliona euro pagesa nga Inceneratori fantazmë i Tiranës.
Integrated Technology Services, në pronësi të Zotos, i ka paguar plot 105.682.680 lekë ose rreth 1 milionë euro kësaj agjencie turistike.
Integrated Energy BV SPV, apo e thënë më thjeshte kompania e Inceneratorit të Tiranes që nuk ekziston, i ka paguar nga llogaritë e saj në dy banka të nivelit të dytë shumën: 46.834.789 lekë ose rreth 460.000 euro dhe 103.992 euro”, tha Këlliçi.
Këlliçi shtroi këto pyetje:
A kanë shërbyer këto pagesa për të mbuluar udhëtimet dhe pushimet luksoze të zyrtarëve e qeveritarëve shqiptarë?
A janë këto pagesa që kanë mbuluar udhëtimet me chartera të drejtorëve të Bashkisë Tiranë?
A janë këto pagesa qoka për ndonjë qeveritar të lidhur me këtë aferë dhe ende të pa hetuar?
A mos janë këto pagesa një formë për të zhdukur milionat e eurove të vjedhura nga buxheti i shtetit, ose thënë thjeshtë, paratë e shqiptarëve?
Në datën 7 dhjetor 2021, vetëm 6 ditë përpara se të firmosej urdhër arresti për Klodian Zoton, kompania ITS shpk firmos një deklaratë noteriale me kompaninë ONE EXPLORER.
Sipas kësaj kontrate noteriale që e shihni në ekran, ITS i jep hua ONE EXPLORER shumën e 150.000 eurove.
Për çfarë po i transferonte këto para Klodian Zoto tel’ kjo kompani vetëm 6 ditë përpara se të arratisej?
Mos ndoshta për charterin e radhës?
Mos ndoshta për pagesa që lidhen me kompanitë offshore?
“Sigurisht të gjitha këto transaksione bëheshin nën hundën e SPAK, i cili nën presionin e Erion Veliajt, nuk tentoi kurrë të ndjekë paratë e buxhetit të shtetit, pasi nuk ka leje apo miratim për të prekur paratë e pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës, paratë ë korrupsionit të Erion Veliajt”, komentoi Këlliçi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/