Jorgo Goro sot në gjykatë për masën e sigurisë, dy akuzat për...

Jorgo Goro sot në gjykatë për masën e sigurisë, dy akuzat për dy parcela me nga 5000 m

140
0
Shares

Mbahet sot seanca gjyqësore për masën e sigurisë për kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

Ai u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre ndërsa seanca pritet të nisë në orën 11:30.

SPAK do të kërkojë masën e sigurisë në arrest me burg.

Jorgo Goro akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Në rastin e parë, sipas SPAK, Goro bashkë me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në bashki kanë përcjellë tek institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5 500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit.

Edhe në rastin e dytë, të dy ata, referuar Prokurorisë, kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe tokë bujqësore mbi 5 mijë metër katrorë, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Nën “arrest shtëpie” janë lënë ish-drejtori i ASHK Vlorë, Bilbil Aliaj dhe ish-juristi në këtë institucion, Vezir Gjikoka.

Ish-zyrtari i Bashkisë, Jerasimo Bashi dhe shtetasi Stavri Mëhilli u shpallën në kërkim.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY