Kosova avancohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s duke u ngritur në nivelin e anëtares së asociuar në Asamble, që është niveli i më i lartë para anëtarësimit të plotë në NATO.
Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 Maj në Sofje, ka bërë të ditur deputeti Driton Hyseni, Kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së.
“Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s ne do të kemi zgjerim të delegacionit, përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë dhe do të kemi të drejtë në adresimin e amandamenteve dhe komenteve për secilin proces e dokument i cili trajtohet nga Asambleja, të cilat më herët është dashur të bëhen përmes delegacioneve të vendeve tjera, kryesisht Shqipërisë”, ka shkruar Hyseni, i cili sot ka falënderuar të gjithë anëtarët e komisionit drejtues të asamblesë për vendimin e marrë në favor të Kosovës. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/