Zbardhet vjedhja në një lokal në fshatin Krane në Sarandë.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim.
Si rezultat i veprimeve hetimore me qëllim zbardhjen e vjedhjes së disa produkteve, në lokalin e shtetasit Th. D., në fshatin Krane, Finiq, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin B. B., 38 vjeç, banues në Delvinë.
Ndërkohë, vijon puna për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/