Pak orë para bombardimeve në Kosovë, serbët i vranë 3 nga figurat...

Pak orë para bombardimeve në Kosovë, serbët i vranë 3 nga figurat emblematike të saj

232
0
Shares

Sot shënohet 25 vjetori i nisjes së bombardimeve të NATO në Kosovë kundër ushtrisë e policisë serbe. Por vetëm pak orë para se të ndizeshin bombat e para të Perëndimit mbi ushtrinë genocidiste serbe, militarët e Millosheviqit vranë tri nga figurat emblematike të rezistencës së Kosovës, Agim Hajrizin, Latif Berishën dhe Bajram Kelmendin.

Në Mitrovicë vranë kryesindikalistin Agim Hajrizi dhe politikanin Latif Berisha, e në Prishtinë vranë avokatin Bajram Kelmendi, shkruan sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Agim Hajrizi, sindikalisti i paepur, Kryetari i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kryetar i organizimit komunal në Mitrovicë në vitet e ’90-ta, u vra në shtëpinë e tij, bashkë me nënën Nazmije dhe të birin 11 vjeçar, Ilirin.

Latif Berisha, politikan e intelektual, kryetar i LDK-së në Mitrovicë, profesor universitar i historisë së letërsisë shqipe e autor i shumë studimeve, udhëheqës i pajtimit të gjaqeve, u vra nga forcat serbe në prag të shtëpisë së tij në Mitrovicë, në natën e 24 marsit.

Bajram Kelmendi, juristi i shquar dhe avokat aktiv në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, u rrëmbye nga shtëpia bashkë me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin, nga policët serbë që i hynë dhunshëm në shtëpi në natën e 24 marsit 1999. Më 26 mars, ata u gjetën të vrarë”, shkruan Albin Kurti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY