Berisha: Pasojat e tmerrshme të drogës së Edi Ramës shihen te rënia...

Berisha: Pasojat e tmerrshme të drogës së Edi Ramës shihen te rënia e eksporteve dhe te çmimet e larta të apartamenteve

95
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot para protestuesve se pasojat e tmerrshme të drogës së Edi Ramës shihen te rënia e eksporteve dhe te çmimet e larta të apartamenteve.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Do ju jap vetëm dy shembuj për pasojat e tmerrshme të drogës së Edi Ramës.
Dje u njoftua se eksportet nga Shqipëria në muajin shkurt ishin 16 përqind më pak se sa një muaj më parë.
A e dini se çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se sektori numër 1 i punësimit në Shqipëri, që janë eksportet, detyrohet të shkurtojë 16 përqind të të punësuarve. 16 përqind vende pune më pak.
Po pse kjo? Droga, droga dhe vetëm droga. Sepse droga zëvendësoi në këtë vend euron me narkoeuron. Sepse droga rrëzoi monedhën europianë. Sepse droga e uli në nivele katastrofale shkëmbimin e euros me lekun dhe bëri që sipërmarrjet e eksportit të falimentojnë njëra pas tjetrës, të largohen nga Shqipëria.
Dhe kjo vetëm e vetëm se narkoeurot vranë me kursin e këmbimit me lekun, sipërmarrjet e tyre.
Po droga, një efekt tjetër të tmerrshëm. Hidhni sytë te kulla, monumente të drogës dhe korrupsionit.
A e dini miq se në Tiranë janë çmimet më të larta të apartamenteve në Europë pas Mynihut dhe Parisit?
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se asnjë i ri shqiptar nuk mund të ndërtojë, sado i aftë të jetë, ëndrrën e tij, folenë e tij në Tiranë.
I duhet të punojë, 60-80 gjer 100 vite për të blerë një apartament sepse droga dhe narkoeurot i mbajnë çmimet në stratosferë.
Këto janë rezultatet që prekin pra vendin e punës.
Prekin të ardhmen e çdo qytetari shqiptar. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY