Një person humbi jetën sot në Dajç të Shkodrës. Ai po hidhte mbeturina por ndodhi që rrëshqiti.
“Rreth orës 15:30, në bregun e lumit Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Dajç, i cili dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina, dhe është mbytur”, njoftoi policia e Shkodrës.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...