Berisha: Ne nuk e persekutuam kurrë opozitën kur ishim në pushtet!

Berisha: Ne nuk e persekutuam kurrë opozitën kur ishim në pushtet!

146
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se kur e djathta ishte në pushtet nuk e persekutoi kurrë opozitën! Këto 10 vite nuk ka asnjë investim madhor në vend.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Kur ishim në pushtet kishim një opozitë armike të votës së lirë. Ne kishim një opozitë, armike të integrimit.
Një opozitë që bënte gjithçka, që u fryu bilbilave tre muaj në mënyrë që Shqipëria të mos firmoste MSA.
Një opozitë që çonte emisarët në katër anët për të bllokuar Shqipërinë në NATO, anëtarësimin e Shqipërisë.
Që protestonte me portretet e Enver Hoxhës kundër anëtarësimit.
Një opozitë që bllokoi rekomandimin e KE për statusin e kandidatit.
Megjithatë ajo opozitë kurrë nuk iu mohuan të drejtat kushtetuese.
Ajo opozitë nuk u persekutua kurrë.
Sepse për ne, vendi pa opozitë është natë e zezë pa hënë, shkatërrimtar për një komb dhe një vend.
Miqtë e mi, sot ne kremtojmë apo nderojmë 22 Marsin.
Ju rikujtoj shqiptarëve se me 22 mars, në zgjedhjet e para të lira, votuan 1 milion e 710 mijë shqiptarë.
Kurse sot me regjistrimin e fundit nga diktatura e Edi Ramës, dalin se Shqipëria ka gjithsej 1 milionë e 420 mijë shqiptarë.
Rënia në këto 10 vite ishte katastrofale për Shqipërinë.
U përmbysën të gjitha perspektivat dhe arritjet.
Mos harroni se në vitet 2005-2013, Shqipëria u bë protagoniste e projekteve të shekullit.
Projektet ndër më të mëdhatë të Europës, do bëheshin edhe projekte shqiptare si TAP-i.
Kompanitë më të mëdha të botës do ndërtonin Kaskadën e Devollit dhe hidrocentrale të tjera.
Shqiptarë, shtroni pyetjen vetes, cili investitor dhe cili investim madhor ka ndodhur gjatë këtyre 10 viteve?
Asnjë! r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY