Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin ka bërë verifikimet e nevojshme në formularët e deputetëve.
Kështu KQZ ka konfirmuar atë që prej kohësh Partia Demokratike ka bërë publike muaj më parë. Pra që numri i deputetëve me precedent penal në Kuvend është 19, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur.
Sipas KQZ-së, 19 nga 140 deputetë nuk e kanë formularin e bardhë pra kanë pasur probleme me ligjin , ndërsa 7 prej tyre kanë marrë vendim pafajësie. Që do të thotë se 19 deputetë kanë plotësuar të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e vetëdeklarimit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore. Ndërsa për 7 prej tyre kanë shënime për probleme brenda vendit, por që me vendim të formës së prerë janë shpallur të pafajshëm ose pushuar çështja. Por të gjitha këto vepra penale nuk janë të përfshira në ligjin e dekriminalizimit.
Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke verifikuar edhe formularët për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë. Sipas KQZ-së, 50 kryetarë bashkie nuk kanë shënuar asnjë të dhënë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/