Basha nis betejën pasi ka përfunduar lufta, Nikolla bezdiset. Merr fund komisioni...

Basha nis betejën pasi ka përfunduar lufta, Nikolla bezdiset. Merr fund komisioni i Reformës Zgjedhore, 2 vjet asgjë në dosje

224
0
Shares

Kjo e enjte shënoi ditën e parë që Kuvendi i Shqipërisë iu rikthye normalitetit pas 5 muajsh rezistenvë të opozitës ndërkohë që i vetmi që nuk e kuptoi se lufta kishte mbaruar me tërheqjen e socialistëve dhe nisi betejën ishte Lulzim Basha.

Deputeti Basha bllokoi foltoren dhe kryetarja Lindita Nikolla i bëri apel disa herë që ta lironte, për të vijuar zhvillimin normal të seancës por Basha nuk pranoi.

Si përfundim, disa minuta më pas kryeparlamentarja i njoftoi atij përjashtimin nga seanca

Në nisje të seancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi kërkoi që të shpallen të pavlefshme të gjitha votimet e kryera seancën e shkuar, nën drejtimin e Ermonela Felajt, pasi nuk kishte kuroum në miratimin e projektligjeve.

“Nga përmbajtja e procesverbalit drejtuesja e sencës së kaluar, ishin vetë 68 deputetë të pranishëm, në emër të grupit parlamentar ju jam drejtuar zyrtarisht ju për të shpallur pavlefshmërinë e seancës së kaluar. Do duhet të ishin 71 deputetë, ndërkohë që në procesverbal është shkruar qartë gjendja e seancës. Ju kërkoj të shpallni pavlefshmërinë  e të gjitha votimeve në seancën e shkuar”, deklaroi Bardhi.

“Sekretariati nuk ka marrë ende vendim, procesverbali ka reflektuar gjithë situatën e asaj seance”, ishte përgjigjia e Nikollës.

Në vijim e ka marrë fjalën Lulzim Basha i cili tha se dëmi më i madh gjatë ditës së sotme është “ai që nuk duket” dhe këtu e kishte fjalën për Kodin e ri Zgjedhor.

“Sot para se të nisni punimet kam një thirrje, hiqni dorë për një moment nga axhendat tuaja të ngushta partiake, nga axhendat personale dhe jepuni shqiptarëve deri në fund të muajit një Komision të Reformës Zgjedhore me parametrat që kanë qenë gjithmonë dhe me një vendimmarrje mbi propozimet që gjenden aty tash 2 vjet dhe mos përsërisni skandalin e 2008-ës që erdhi pas një tjetër skandali dhe gjëmë”, u shpreh Basha.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh gjatë seancës së sotme parlamentare se deputetët kuptuan se me rrugën radikale nuk shkohet askund. Ajo u shpreh se është detyrë kushtetuese e deputetëve të jenë në Kuvend.

“Për çdo deputet dhe forcë politike është e qartë se me rrugën radikale nuk shkon askund. Flamuri i radikalizmit nuk është flamur fitoreje, por disfate. Është më mirë të ulesh të gjesh fjalën dhe të biesh dakord qoftë me ata që i ke përballë. Është detyra jonë kushtetuese të jemi në Kuvend. Për këtë i përgëzoj të gjithë deputetët që mbërritën në këtë konkluzion”, u shpreh Spiropali.

Fill pas tij, pati një përgjigjie nga ana e mazhorancës. Ishte kreu i grupit të PS Bledi Çuçi tha se pret një raport përfundimtar për “Zgjedhoren”.

Lidhur me dy thirrjet, e para e zotit Basha dhe e dyta si një deklarim i kapitullimit të komisionit nga zoti Alibeaj. Vërtet sot mbaron afati i një komisioni që ka zgjatur më shumë se çdo komision tjetër dhe për fat të keq po presim produktin që duket nga deklarimet e tij që s’do ketë produkt për vetë mendësinë si e kanë trajtuar këtë komision bipartizan. Çfarë komisioni konsensual mund të ngrihet mbi këtë premisë, kur pakica vjen me një draft dhe thotë këto janë kushtet tona, po doni merrini, po doni lejini. Ne po presim rekomandimet, do ti shqyrtojmë. Lidhur me faktin se PS i do apo jo listat e hapura, e keni në Kushtetutë, po jemi ata që kemi thënë se emigrantët duhet të votojnë,  kemi bvërë gati dhe dokumentin. Nuk kemi ça bëjmë tjetër veçse të presim raportin përfundimtar që siç duket nuk ka asnjë produkt si asnjë komision tjetër”, deklaroi Çuçi.

Ndërsa i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi “u drejtoi gishtin” anëtarëve të komisionit të Reformës Zgjedhore për dështimin e punës në 22 muaj. Ai theksoi se pas këtij komisioni pa rezultat, fshihet një pazar.

“Sa i takon reformës zgjedhore, rikthehuni pak diskutimeve që kemi bërë në Korrik e Shtator të 2023-it, kemi kërkuar të mbajnë përgjegjësi ata që për turpin e tyre, për dembelizmin e tyre, e bllokuan për dy vite Reformën Zgjedhore dhe kishte absolutisht një pazar të qartë që në limitet e kohës për zghjedhjet e ardhshme mos t’u ofronin shqiptarëve atë që ata vërtet presin. Presin zgjedhje të lira dhe të ndershme, presin që votën e tyre mos ta deformojë krimi i organizuar apo paratë e korrupsionit. Ky është qëllimi dhe objektivi që duhet të kishte ky Kuvend, duke reflektuar një më një çdo rekomandim të OSBE/ODIHR-it. Nuk i kemi thirrur kot të na asistojnë gjatë proceseve zgjedhore. Në skadim të këtij komisioni të turpshëm që për 22 muaj nuk u zhvillua asnjë mbledhje dhe bënë sikur punuan, sot duhet t’i mbajë përgjegjës nga i pari tek i fundit për dështimin e Reformës Zgjedhore”, tha Bardhi në Kuvend. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY