Zbulohen arsyet përse nuk u ftua Edi Rama në Konventën e Demokratëve...

Zbulohen arsyet përse nuk u ftua Edi Rama në Konventën e Demokratëve në SHBA

56
0
Shares

Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, ishte i vetmi lider i partive kryesore shqiptare që mungoi në konventën e Demokratëve Amerikanë, që zgjodhi Hillary Clinton si kandidate për presidente.

Nga Shqipëria morën pjesë kryetari i Kuvendit dhe i LSI, Ilir Meta, kryetari i PD Lulzim Basha dhe nga mazhoranca deputeti i PS Pandeli Majko.

Lapsi.al mësoi arsyen e mungesës së Ramës. Disa burime të besueshme thanë për Lapsi.al se Rama nuk ka patur ftesë për të marrë pjesë. Dhe mungesa e ftesës ka të bëjë kryesisht me një ngjarje që është nën hetim në SHBA nga FBI.

Burimet sqaruan se demokratët në SHBA nuk e dëshiruan praninë e Ramës, pasi nuk kanë dashur në asnjë moment që të bëhet lidhje me aferën për të cilën ai përflitet, për pagesën 80 mijë dollarë të fotos me Obamën, sic e akuzon opozita shqiptare. FBI ka çuar në pranga dy persona për këtë çështje, shqiptaro –amerikanin Bilal Shehu dhe greko –amerikanin Ëilliam Argeros, 57 vjeç.

Nga burimet saktësohet arsyeja që demokratët nuk e ftuan nuk është ngaqë mund të ketë patur probleme nga FBI apo e ka penguar ligji. Por ata nuk kanë dashur që prania e tij të ndikonte në fushatë, pasi mund të ishte objekt i mediave, sidomos i kundështarëve republikanë.

Një tjetër aryse është qëndrimi që Rama ka patur ndaj rivalit të Hillary Clinton, republikanit Donald Trum. Në një intervistë në CNN, gazetari Richard Quest ia bëri të qartë se “etika diplomatike kërkon që udhëheqësit e huaj të mos komentojën zgjedhjet e vendeve të tjera”. Rama kishte thënë se “Nëse Trump zgjidhe president do të ishte një fatkeqësi”, informon lapsi.

Demokratët kanë patur si shqetësim faktin se këto deklarata do të tërhiqnin sërish vëmendjen e mediave ndaj kryeministrit shqiptar, veçanërisht të atyre që mbështesin republikanin Trump, çka mund ta komprometonte konventën. /lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY