Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lirohet nga burgu e dashura e Laert Haxhiut. Mbetet një masë kufizuese

21/03/2024
Lirohet nga burgu e dashura e Laert Haxhiut. Mbetet një masë kufizuese
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lirohet në shkallën e parë të GJKKO, Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut.

Ndërsa është liruar mbetet në fuqi masa kufizuese me ndalim dalje jashtë vendit.

Gjata u arrestua pas dëshmisë se bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani. Ajo u arrestua shtatorin e kaluar për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit.

Laert Haxhiu mbahet i arrestuar në Greqi ndërsa në Shqipëria akuzohet për vrasje dhe organizatë kriminale. a.b

Detajet:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 19.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj Klea Gjata me vendimin Nr. 690, datë 01.10.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan (me vleftësim ndalimi të saj më datë 27.09.2023), e dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” të parashikuar nga nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal, me masën e sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, duke urdhëruar lirimin e saj dhe të mos largohet nga territori shqiptar pa autorizimin e gjykatës.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 175, datë 21.03.2024,vendosi:

1. Pranimin e kërkesës të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj personit nën hetim Klea Gjata me vendimin Nr. 690, datë 01.10.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale
3. Urdhërohet personi nën hetim Klea Gjata të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pik1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
4. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerëidentifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, përpersonin nën hetim Klea Gjata.
5. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetimKlea Gjata, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet e arrestuar, e ndaluar apo e dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
6. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinëgjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.