Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“8 milionë turistë kanë dhënë vetëm nga 1 dollarë në të ardhurat e shtetit”

20/03/2024
“8 milionë turistë kanë dhënë vetëm nga 1 dollarë në të ardhurat e shtetit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

NJOFTIM PËR SHTYP

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot propogandën në lidhje me turizmin që shtohet por nuk ka efekt në jetën e shqiptarëbe. Tele-turizmat nuk u thonë se 8 milionë turistë kanë dhënë vetëm nga 1 dollarë në të ardhurat e shtetit, deklaroi Berisha.

“Asnjë prej mediave nuk ua thotë ndonjëherë se në të ardhurat tuaja qytetarë, 8 milionë turistë kanë vendosur vetëm 1 dollarë për secilin.
8 milionë dollarë kanë hyrë në të ardhurat e shtetit, në tatime.
Kjo, jo se ata nuk kanë shpenzuar secili qindra e qindra dollarë, në mos mijëra, gjatë qëndrimit apo kalimit në Shqipëri.
Por këto qytetarë, nuk i përfitoni ju, këto i përfitojnë klanet e qeverisë.
Këto i përfitojnë investitorët strategjikë të qeverisë, që ngrenë resorte pa taksa e tatime.
Ngrenë resorte, ndërtojnë resorte me narkoeuro, me trafiqet e drogës.
Dhe ata për vite e vite, 15 apo 20 vite, janë pa taksa e tatime.
Prandaj ju nuk merrni më shumë se 1 dollar për turist, si në asnjë vend tjetër të planetit.
A nuk është kjo një vjedhje e tmerrshme? A nuk është ky një abuzim?
Po 8 milionë turistë, sikur vetëm 100 dollarë të kontribuonin me shpenzimet e tyre në të ardhurat e këtij vendi, a e dini se ç’do të thotë kjo miq? Kjo do të thotë 1.1 herë fondi i përgjithshëm i pagave të Shqipërisë.
Pra, rrogat tuaja vetëm me këtë kontribut, do rriteshin 100 përqind, 110 përqind.
Pensionet tuaja do të rriteshin 80, 90 përqind.
Atëherë, në emër tuaj, do t’u them teleturistëve, flisni për turizmin, por flisni edhe për vjedhjen e tmerrshme që Edi Rama me strategjikët e tij, u bën të ardhurave të turizmit.
Thojuni shqiptarëve, se edhe skllevër po të ishin, do u takonte më shumë se 1 dollar për turist.
Më thoni ju mua, atëherë, këto bukuri përrallore që ka, dhe unë ju them që Shqipëria ka bukuritë më përrallore, nuk di ndonjë vend tjetër të ketë bukuritë e saj në brigjet, në male, në lumenj, në kudo.
Çfarë përfitoni ju o qytetarë nga këto bukuri? Ju përfitoni 1 dollarë për turistë o qytetarë, sepse qindra dollarë për turistë i vjedhin klanet e qeverisë me strategjikët e tyre”, tha Berisha.

Çdo vit për infrastrukturën turistike, nga buxheti i shtetit vidhen dhe shpërdorohen mbi 400 milionë euro, shpjegoi Berisha.

“Ta dini ju të dashur qytetarë shqiptarë se merrni 1 dollar për turist, po ju garantoj se atë dollar, me mundin tuaj, me djersën tuaj, me taksat tuaja, e paguani jo 100, po ju garantoj të paktën 400 përqind.
Sepse çdo vit, për infrastrukturën turistike, nga buxheti i shtetit, vidhen dhe shpërdorohen mbi 400 milionë euro. Të gjitha të ardhura tuaja”, tha Berisha. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

24/02/2026
Zvicër arrestohet Rezart Taçi

SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin, gjykohet në mungesë për pastrim parash

24/02/2026
Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

24/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

24/02/2026
Zvicër arrestohet Rezart Taçi

SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin, gjykohet në mungesë për pastrim parash

24/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.