TRONDITËSE/ Horror në Indi, vritet një çift për borxhin 22 cent

TRONDITËSE/ Horror në Indi, vritet një çift për borxhin 22 cent

100
0
Shares

Një burrë në Indi është vrarë me prerje fyti ndërkohë që gruaja e tij është goditur deri në vdekje për shkak të një borxhi prej 15 rupish, ose thënë ndryshe 22 centësh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtetin federal të Uttar Pradesh. Policia tha se autori i krimit të dyfishtë është një pronar dyqani, i cili fillimisht u ka kërkuar çiftit që të paguajnë për një pako me biskota që kishin blerë prej tij.

Nën këto rrethana, situata është përshkallëzar deri në vrasjen tragjike të viktimave.

Çifti është ndaluar gjatë kohës që po shkonte në punë dhe u është kërkuar borxhi prej 22 centësh.

Në bazë të raportimeve, burri dhe bashkëshortja e tij, i kishin komunikuar pronarit të dyqanit se do t’a kryenin pagesën prej 22 centësh pasi të merrnin pagën ditore.

Megjithatë, ky i fundit nuk e ka pritur mirë këtë përgjigje duke kryer edhe aktin fatal. Zyrtarët kanë raportuar se çifti kishte tre fëmijë. Kjo ngjarje ka shkaktuar protesta masive në shumë zona të Indisë, informon ora news.

Vendi aziatik vijon të mbetet një prej shteteve me standartin më të ulët të jetësës. Ndonëse disa rajone janë të zhvilluara ekonomikisht, në provinca të thella ose në fshatra, shumica e puntorëve fitojnë afro dy dollarë në ditë. Ngjarja e rëndë është pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkomëbtare dhe ka tronditur mbarë opinionin botëror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY