VIDEO/ Rama refuzon se dhunoi gazetaren, Berisha nxjerr videon

VIDEO/ Rama refuzon se dhunoi gazetaren, Berisha nxjerr videon

346
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha postoi menjeherë një video ku duket qartë shtyrja me rrëmbim që i bëri Edi Rama, gazetares Ambrozia Meta fill pasi ajo i bëri një pyetje atij.

“Miq, kjo video tregon më qartë dhunën fizike të mizogenit Edi Rama, ndaj gazetares së mirënjohur Ambrozia Meta, duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt brutal të shëmtuar të Edi Ramës ndaj një gazetareje, ju bëjë thirrje të gjithë gazetarëve të vendit, mediave ndërkombëtare dhe organizatave të mbrojtjes së mediave të dënojnë me forcën më të madhe këtë brutalitet grotesk, primitiv të Edi Ramës”, shkruan Berisha.

Kryeministri Edi Rama ka mohuar sot se ka pasur një sjellje brutale ndaj gazetares Ambrozia Meta gjatë një prononcimi për media tek selia e PD. Rama reagoi pasi dy organizata ndërkombëtare reaguan ashpër ndaj sjelljes së tij, “Woman Press Freedom” dhe European Centre for Press e Media Freedom.

Gjatë qeverisjes së Ramës indeksi i lirisë së medias është më i ulëti ndonjëherë ndërsa sulmon edhe me teknologji mediat kritike ndaj tij ndërsa sponsorizon në mënyrë formale dhe joformale mediat që e lëpijnë. Vetëm një tv ka marrë qindra mijëra euro kontrata dhe marrëveshje nga qeveria veç truallit dhe ndërtesës falas afër qendrës së Tiranës.

”Të kërkoj falje pas një gënjeshtre krejtësisht të neveritshme, kurgjithçka është në video dhe një duzinë gazetarësh dhe kameramanësh gjithashtu, janë dëshmitarë okularë të së vërtetës së thjeshtë se jo vetëm që s’kishte agresion, por të gjitha pyetjeve iu përgjigja me durim (pavarësisht disa ndërprerjeve joetike) në një bisedë të zakonshme me shtypin dhe u largova pas një lamtumire miqësore?!”, postoi Rama në X pak orë më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY