Rama komenton paratë e ndara për Porto Romanon, mundësi shpenzimesh edhe në...

Rama komenton paratë e ndara për Porto Romanon, mundësi shpenzimesh edhe në Sazan

260
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot ndryshimet në buxhet për të financuar ndërtimin e portit të Porto Romanos ndërsa lajmëroi që një pjesë parash priten të shkojnë edhe në ndërtimet në Sazan.

Rama nuk shpjegoi ndryshimet e deklaratave teksa kishte deklaruar se portin shqiptarët nuk do paguajnë asnjë lek.

”Sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit në Portin e Durrësit, që përmes shtetit që është aksioner, nuk është bërë asnjë falje sepse porti ka qenë është dhe mbetet i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.

Investimi ynë në portin e ri që do të jetë një aset, do të thotë që kemi zgjedhur mes alternativeve që është legjitime dhe e ndjekin shumë vende”, tha Rama.

Por paratë e shqiptarëve duket se do të shkojnë edhe në një tjetër investim privat. Bëhet fjalë për projektin në ishullin e Sazanit, të propozuar nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner.

“Ne nuk zgjedhim personat, por në bazë të legjislacionit shqiptar, i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen.

Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është ambicie e kahershme. Për hir së vërtetës e kanë pasur dhe qeveritë dhe paraardhësit e mi, por nuk është bërë ende realitet.

Është një ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm ku do të negociohet dhe pjesëmarrja e shtetit shqiptar në këtë investim,” tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY