Gjykata e Lartë ka zbardhur sot pas 3 muajsh vendimin e marrë në Dhjetor të vitit të kaluar për vulën dhe logon e Partisë Demokratike duke e kthyer çështjen në Apel.
Rekursi u bë nga Rithemelimi dhe Gjykata e Lartë vendosi të prishë vendimmarrjen e Apelit, që e riktheu çështjen në Shkallën e Parë.
Sipas Gjykatës së Lartë, çështja duhet rigjykuar në Apel nga një trupë tjetër.
Vendimi i Gj.L përcakton natyrën e gjykimit, të çështjes së regjistrimit të vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021 të PD, duke përcaktuar që ky është një shqyrtim që bëhet pa palë përveç kërkuesit, e rrjedhimisht nuk mund të ankimohet përveçse nga kërkuesi.
PD e Lulzim Bashës nuk ka kërkuar me asnjë mjet procedurial në gjykimin në shkallë të parë, që të bëhet pjesë e kësaj çështje, rrjedhimisht nuk mund ta ankimojë.
Gjykata e Apelit nuk ka shqyrtuar dhe vlerësuar çështjen e legjitimimit të ankuesit. Pavarësisht se Gjykata e shkallës së parë ( vendimi i paligjshëm i Blerina Muçës) i ka legjitimuar si palë që mund të ankimonin, çështja e legjitimitetit është çështje që vlerësohet në çdo shkallë të gjykimit dhe si e tillë duhet të vlerësohet vetë nga Gjykata e Apelit, nën dritën e vendimeve të Kuvendit PD 11 dhjetor 2021.
Zbardhja e vendimit i hap rrugën nisjes së procesit në Gjykatën e Apelit. Bazuar në ligj Apeli duhet të japë vendim brenda një muaji. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/