Ndihmës Sekretari i Shtetit për Narkotikët, në Tiranë. Axhenda

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Narkotikët, në Tiranë. Axhenda

167
0
Shares

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd Robinson mbërriti në Tiranë për një vizitë zyrtare.

“Robinson rikthehet në Tiranë pasi ka shërbyer më parë në ambasadën tonë prej vitit 2004 deri në vitin 2006. Gjatë vizitës së tij, Ndihmës Sekretari Robinson do takohet me stafin e Ambasadës së SHBA, Kryeministrin Edi Rama, anëtarë të qeverisë, të institucioneve të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit për të theksuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, njofton ambasada amerikane në Tiranë.

Vetëm një muaj më parë në Tiranë ishte Sekretari i Shtetit, Blinken.

Ardhja e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Narkotikët tregon se vëmendja amerikane për trasenë e drogës në Shqipëri drejt Evripës Perëndimore është shtuar. Besohet se Shqipëria noton në paratë e trafikantëve për afro 15% të GDP. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY