Këlliçi publikon tjetër skandal të inceneratorit të Tiranës: fonde si haraç për...

Këlliçi publikon tjetër skandal të inceneratorit të Tiranës: fonde si haraç për klanin mafioz NDRANGHETA?

160
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi publikoi sot një rast flagrant të transferimit të parave drejt Italisë përmes inceneratorit fantazëm të Tiranës.

Kompanitë pritëse në Itali janë të dyshimta se pastrojnë para të klanit mafioz italian ‘Nadragheta’.

FAKTET:
Sipas kartelës së furnitorëve të kompanisë ITS shpk, në pronësi të Klodian Zotos, janë kryer 3 pagesa për një subjekt në Itali:

Në datën 02.03.2021 vlera 12.362.000 lekë

Në datën 17.02.2021 vlera 12.325.000 lekë

Në datën 19.05.2021 vlera 12.300.000 lekë

Pra në një vlerë totale rreth 360.000 euro.

Këto para i janë transferuar subjektit IMR REFTRATTARI S.R.L

Nga një kontroll i thjeshtë në Google, rezulton se kjo kompani është në pronësi të një shtetasi shqiptar, z. Gëzim Guga. Ky biznes në faqen zyrtare të tij, deklaron se operon në fushën e ndërtimit dhe reklamon disa vila dhe apartamente për shitje.

Grupi i ekspertëve në PD, kontrolloi nëse ky sipermarrës ka të regjistruar në Shqipëri ndonjë biznes në emër të tij dhe përgjatë kontrollit situata bëhet edhe më kriminale.

Sipas QKB rezulton se në nëntor të vitit 2022 Gëzim Guga, përfituesi në Itali i pagesave nga Klodian Zoto, së bashku me Ilir Dedja dhe Mirsada Guga, kanë regjistruar kompaninë e punësimit dhe konsulencës MIG AGENCY shpk.

Le të ndalemi pak tek shtetasi Ilir Dedja.

Në vitin 2020 Prokurorët italianë i kanë dërguar homologëve shqiptarë ndër të tjera informacion për shtetasin Ilir Dedja, i datëlindjes 02.09.1969, për dyshime se pastron paratë për Klanin Mafioz NDRAGHETA, si dhe informacion që shtetasi Klodian Zoto është ndaluar në aeroport në Itali dhe i janë sekuestruar 22.650 euro.

Vetëm pas tre vitesh, ne datën 14.02.2023, pala shqiptarekujtohet të dërgojë letër porosi tek prokuroria italiane, siç u bë publike nga Syri Tv në maj të po atij viti.

Pra edhe pse këta shtetas ishin nën hetim, organet ligjzbatuese nuk i kanë ndaluar të transferojnë shuma të konsiderueshme parash. Dhe e gjitha kjo nën hundën e SPAK, pasi të mos harrojmë se procedimi penal për inceneratorët ishte regjistruar që në vitin 2020, vit në të cilin prokurorët italianë ndezën alarmin e dyshimeve për Dedjan dhe Zoton.

Sot SPAK duhet t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve:

1. Për cfarë janë transferuar 360.000 euro në Itali nga Klodian Zoto?

2. A janë blerë banesa në itali me ato fonde?

3. A shërbejnë ato fonde si haraç për klanin mafioz NDRANGHETA?

4. A e ka tërhequr SPAK dosjen nga prokuroria e Tiranës?

5. A po hetohet pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj për bashkëpunim me klanin mafioz NDRANGHETA, pasi ky nuk është fakti i parë publik që dëshmon lidhjet e Veliajt me Mafien Italiane?

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi kërkoi nga SPAK të hetojë rastin sa më shpejt.

“SPAK duhet të zgjohet menjëherë nga gjumi letargjik, pasi po bën pis jo vëtëm veten, por të gjithë reformën aq të shpresuar të drejtësisë.

Drejtësia me regji, herë me direktivë qeveritare dhe herë me direktive bashkiake, nuk është ajo drejtësi që presin qytetarët shqiptarë. Ndërkohë që Kryetari i Opozitës Sali Berisha, vijon të jetë për të 77 ditë në arrest pa asnjë provë apo një akuzë të vetme, pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, drejtorët e tij banditë që kanë vjedhur miliona euro përmeskompanisë 5D Konstruksion, ish Ministri hajdut i konçensioneve shëndetësore Ilir Beqja dhe sigurisht kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal Edi Rama, vijojnë të vjedhin e abuzojnë çdo ditë me paratë e qytetarëve dhe taksapaguesve shqiptarë”, deklaroi Këlliçi.

Dy javë më parë po nga zyra antikorrupsion e PD, u zbulua kontrata e lidhur midis ITS dhe Llanaj Ndërtim, për 7 apartamente me vlerë tregu mbi 1 milionë euro. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga SPAK për sekuestrimin e këtyre aseteve. r.p

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY