Kontolli i Lartë i Shtetit ka mbyllur raportin e auditimeve për periudhën janar-qershor, ku nga përpunimi i të dhënave është zbuluar në një dëm
ekonomik në nivelin e 4 miliardë lekëve, kurse shkeljet e disiplinës financiare në masën 33.7 miliardë lekë.
Nga këto të fundit, 31.9 miliardë janë shkelje me efekt negativ tek performanca e institucioneve në fushën e të ardhurave dhe 1.8 miliardë lekë nëfushën e shpenzimeve.
Sipas të dhënave, këto shkelje i përkasin veprimtarisë ekonomikofinanciare për periudhën kohore 2013-2015, përcaktuar përçdo subjekt të audituar në programet e auditimit dhe pjesërisht periudhës kohore 2015deri në mars 2016.
Por cilat janë fushat ku Kontolli i Lartë iShtetit ka konstatuar dëmin ekonomik?
Në sektorin e tatimtaksave, dëmi i zbuluar është në masën 1.19 miliardë lekë;
Në sektorin e Doganave, 429 milionë lekë;
Në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, 66.5 milionë lekë;
Në fushën e Prokurimeve, 1.78 miliardë lekë;
Në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, 158 milionë lekë;
Në fushën e shpenzimeve operative, 245 milionë lekë;
Në fushën e urbanistikës 52 mijë lekë;
Në zërin “të tjera”, 260 milionë lekë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/