Opozita dënon sulmet ndaj gazetarëve Ola Xama dhe Isa Myzyraj

Opozita dënon sulmet ndaj gazetarëve Ola Xama dhe Isa Myzyraj

99
0
Shares

Kërcënimet, deri edhe me jetë, ndaj gazetarëve Ola Xama dhe Isa Myzyraj konsiderohen alarm për gjendjen e lirisë së shtypit, shprehjes së lirë, të drejtave bazike në diktaturën propagandistike të Ramës, thuhet në një deklaratë të Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun në PD, Ola Hysaj.

“Ola Xama dhe Isa Myzyraj janë dy gazetarë profesionistë, të qartë në përkushtimin ndaj kodeve të gazetarisë dhe të vendosur për të mos bërë kompromise me pushtetin, për një arsye apo një tjetër.
Kërcënimi i tyre, pak kohë pas pengmarrjes nga prokurorët e SPAK të kolegut të tyre Elton Qyno, të cilën ne e kemi dënuar me forcë, dëshmon se pushteti, duke përdorur edhe mashat e veta në drejtësi, kërkon që të mbyllë derën e të vetmit zë pjesërisht të pavarur, siç është media.
Ky intimidim i gazetarëve e dimë se ku e ka burimin: te gjuha arrogante dhe fyese e kryeministrit. Te rekordi i tij i zi në raport me gazetarët, te mbyllja antiligjore e Agon Channel dhe sekuestrimi i Ora News, te shantazhi ndaj Lapsi.al për publikimin e listeve të patronazhistëve, për sulmet kibernetike ndaj Syri.net, apo portaleve të tjera, që nuk i bien fyellit në vrimën e qeverisë”, tha Jola Hysaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY