Berisha: Me 4 miliardë euro ndërtuam mbi 11 km rrugë. Ku i...

Berisha: Me 4 miliardë euro ndërtuam mbi 11 km rrugë. Ku i ka çuar Edi Rama 9 miliard euro në këto vite? I ka vjedhur

138
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se me 4 miliardë euro ndërtuam mbi 11 km rrugë. Ku i ka çuar Edi Rama 9 miliard euro në këto vite? I ka vjedhur.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Do sjell një shembull tjetër para jush. Autostradën Tiranë-Elbasan. Në vitin 2013, 26 qershor Ibë-Elbasan kishte përfunduar, kishin mbetur 7 kilometra Ibë-Farkë, traseja ishte shtruar dhe ato ishin të gjitha të prokuruara që të gjitha me vlerën totale 255 milionë euro.
Sa kanë shkuar miqtë e mi, përfundimi i atyre 7 kilometrave? A mund ta imagjinoni ju se përfundimi i atyre 7 kilometrave ka shkuar 180 milionë euro.
Dhe kur kërkoj, është një Afrim Qendro në mos gabohem, i vetmi hajdut në Progonat, se në Progonat nuk vjedh njeri, është fshati i njerëzve nga më fisnikë, po se nga ka dalë ai, e di vetë, edhe familjen e ka shumë të mirë, janë demokratë të gjitihë.
Pra, e morën e arrestuan Afrimin. Por është histori interesante, prisni u them se do e lirojnë menjëherë.
Pse e thashë? Sepse Afrimi kishte bërë kërkesë në parlament për të shtuar fondin 5 milionë euro.
Edi Rama, Damiani dhe Taulanti a kush e di të tjerë, ia kthejnë dhe i thonë do kërkosh 17 milionë euro. Dhe absolutisht kërkojnë shtesë kontrate 17 milionë euro të gjitha për t’i vjedhur. Sepse nuk duheshin kurrë më shumë se 4-5 milionë.
Të dashur miq, mos harroni të krahasoni 9 miliardë euro, na thoni ku janë rrugët, na thoni çfarë është ndërtuar?
Kujtoni 2005-2013, 4 miliardë euro, superstradë dhe autostradë nga Hani i Hotit në Gjirokastër, autostradë nga Levani në Vlorë, autostradë nga Iba në Elbasan.
Mbi 8 mijë kilometra rrugë rurale. Rikonstruksion i rrugës Orikum-Sarandë, Qafë Botë-Sarandë.
Pra, 11 mijë kilometra rrugë. Ja ku janë.
Na thoni ku janë 9 miliardë euro? Ja ku janë 4 miliardë euro.
U ndërtuan dhe u rindërtuan 1300 shkolla dhe objekte arsimi. Na thoni ku janë sot shkollat dhe kopshtet.
Kjo sepse shkolla ndërtohej jo me 8 milionë, por me standardin evropian 600-700 mijë euro.
Kjo sepse rruga ndërtohej me standardin evropian, 1 milion euro autostrada Lushnje-Fier. 2 milionë euro autostrada Levan-Vlorë.
Pra, ndërtohej me standarde të manualeve, jo të xhepit, të valixheve, të vjedhjeve.
Është në interesin e çdo shqiptari të bëjë krahasime.
A keni konstatuar ju se çfarë ndodh me rrugët? E shihni ju se ka rrugë që kanë 14 vite që ndërtohen. Disa prej tyre 13 vite. Rruga Qukës-Qafë Pllocë ka të paktën 14 vite. Rruga Korçë-Ersekë ka 12 vite. Rruga e Arbrit ka 15 vite. Unaza e Tiranës ka më shumë vite se sa faraonët kanë ndërtuar piramidat në Giza.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, ju ftoj të mendoni.
Ju ftoj të reflektoni pse ndodh kjo.
Kjo ka vetëm një arsye. Vjedhjen, vjedhjen dhe shpërdorimin.
Çfarë thotë ligji ekonomik i ndërtimit të rrugëve dhe objekteve.
Rruga, në kohë optimale, për të shlyer veten dhe për të dhënë fitime, duhet të ndërtohet në 3 vite.
Në qoftë se ti e zgjat ndërtimin në 5 vite, leverdisshmëria bie me 50 përqind.
Në qoftë se e zgjat ndërtimin në 10 vite, leverdisshmëria bie në 100 përqind. Investimi bëhet i paleverdisshëm.
Imagjinoni miq se çfarë ndodh me paratë tuaja. Janë tuajat.
Këto janë paratë tuaja.
Po pse zgjaten? Vetëm për të vjedhur.
Pavarësisht se zgjatja rrit koston për shkak të amortizimeve.
Si ka mundësi atëherë që në vitin 2005-2013, në 24 muaj, Miloti u lidh me Morinën?
Si ka mundësi që në 20 muaj, autostrada Ibë-Elbasan?
Si ka mundësi që në 24 muaj, 70 e sa kilometra Orikum-Sarandë, Hani i Hotit-Shkodër e me radhë?
Pse ndërtoheshin rrugët brenda 15 muajsh, brenda 24 muajsh, brenda 30 muajsh?
Si ka mundësi që tuneli i Kalimashit u ndërtua në një afat kohor që bëri të mundur autostradën të inaugurohej në 24 muaj.
Kurse tuneli i Llogarasë, tuneli i xhepit, tuneli i vjedhjes, vazhdon ec e ec dhe nuk ka të sosur?
Çfarë ndodh me këto? r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY