Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar sot bisedimet opozitë-mazhorancë në Kuvend ndërsa tha se opozita nuk e braktis kurrë parlamentin, dhe se Ramën askush nuk të shpëton nga komisionet hetimore.
PJESË NGA FJALA E RAMËS/ Këto ditë në parlament është bërë dialog në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen.
Dua të sqaroj ju dhe çdo shqiptar se nuk është opozita ajo që ka shkelur të drejtat kushtetuese, as të vetat, as të kujt tjetër.
Është Edi Rama, i cili nuk pranon të respektojë të drejtat kushtetuese.
Në këto rrethana ai ka vetëm një qëllim dhe ky qëllim është që opozita të bojkotojë parlamentin.
Sepse, duhet të jemi realistë, në mënyrë makabër ai fitoi më shumë se kushdo tjetër nga bojkoti i parlamentit nga opozita.
Mirëpo unë i them sot Edi Ramës këtu para jush dhe në emër tuaj se opozita nuk braktis parlamentin, por opozita do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetuese në parlament dhe kudo.
Prandaj dhe Edi Rama, ti ke frikë dhe tmerr nga komisionet hetimore.
Nuk ka forcë në botë që të shpëton prej tyre.
Le të vijë kushdo në mbrojtje tënde, ti do përfundosh para atyre komisioneve sepse ke vjedhur këtë komb, këtë vend sa askush tjetër në histori. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/